Një grua iraniane u fotografua duke hequr hixhabin në një protestë kundër kodit të detyrueshëm islamik të vendit, ndërsa u përshëndet si “heroinë”.

Pamjet tregojnë se gruaja në heshtje mbante një flamur të bardhë gjatë protestave anti-qeveritare në kryeqytetin Teheran, të cilat kanë parë rreth 450 njerëz të arrestuar për tri ditë, përcjell albeu.com

Gratë në Iran janë detyruar të mbulojnë flokët e tyre që nga revolucioni i vitit 1979.

Javën e kaluar, policia në Teheran njoftoi se nuk do të arrestonin më gratë për mosrespektimin e kodit të veshjes islamike.

Gratë më të reja dhe më liberale kanë thyer kufijtë e kodit të veshjes zyrtare të vendit duke vendosur shami koke të gjata që nuk mbulojnë plotësisht flokët dhe lyejnë thonjtë e tyre.