Grubi: E respektoj vendimin e shumicës për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Sekretari organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi përmes rrjetit social facebook, ka reaguar pas votimit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.

“Më vjen shumë keq për zhvillimet politike në Kosovë në një kohë kur nevojitet guxim për vendime të rëndësishme dhe të vështira politike për të ardhmën e Kosovës dhe të rajonit, por edhe ballafaqim me pandeminë që ka zaptuar përditshmërinë tonë. Megjithë keqardhjen time për këto zhvillime në Prishtinë, respektoj vendimin e kolegëve shqiptar të Kosovës dhe uroj që nga kjo situatë të fitoj Kosova dhe qytetarët e Kosovës, shkruan Artan Grubi.

SHPËRNDAJE