Zëvendëskryeministri Artan Grubi i ftuar sonte në Click Plus në TV21 tha se “Grupi i zjarrit” nuk është jashtë BDI-së përderisa tubimet i mban me logon e BDI-së dhe i kryen këto tubime në emër të funksioneve të BDI-së. Por, nga ana tjetër ai tha se në këto tubime nuk thirret as ai, as kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Nuk do kisha dashur të them se Grupi i Zjarrit është jashtë BDI-së, sepse çdo tubim thirret me logon e BDI-së dhe në emër të funksioneve të BDI-së. Nesër kanë takim në Çair, por nuk më kanë ftuar as mua dhe as kryetarin Ahemti, as Osmanin si pjesëtar i BDI-së dega Çair.”- tha Grubi.