Deputeti i BDI-së Artan Grubi  në emisionin e sontëm Rubikon, bëri të ditur se nesër bashkërisht me LSDM-në do të ndërmarrin vendim për zgjidhjen e krizës politike ku edhe do të zhbllokohet puna e përzgjedhjes së kryetarit të komisionit për zgjedhje dhe emërime.

“Nesër, BDI bashkërisht me LSDM-në do të japin zgjidhje për situatën me çka do të zhbllokohet edhe formimi i komisionit për emërtime, zgjidhjen e kryetarit të Parlamentit dhe më pas të konstituimi i Parlamentit. Tërë kjo nuk do të mund të pengojë mandatimin e Zoran Zaevit për formim të Qeverisë, edhe nëse kjo nuk bëhet nga presidenti Gjorge Ivanov”, tha Artan Grubi.