Artan Grubi, sot në konferencën për shtyp nga Kuvendi i RM, u mundua ti përvetëdojë suksesin e Qeverisë për Ligjin e gjuhës shqipe, si sukses i BDI-së, duke përjashtuar vullnetin e LSDM, si dhe këmbëngulsinë e vazhdueshme të Aleancës për Shqiptarët që ky ligj të hyjë në procedurë parlamentare brenda 100 ditëshit të parë të Qeverisë së re.

Grubi, si gjithmonë duke nxituar ti përvetësoj meritat, shpesh edhe ka gabuar, sic ishte rasti me “selfien” e tij para një figure maqedonase, duke menduar se po fotografohej para bustit Nexhat Agollit.

Cinizmi i Artan Grubit nuk përfundon këtu. Ai i kërkoi Ziadin Selës në një debat televiziv ti kërkojë faljë liderit të tij të “madhërishëm” Ali Ahmetit për akuzat për 27 Prillin. Imagjinoni Artani që në natën e trishtë të 27 Prillit i cili përqafohej me huliganët dhe me djalin e Sasho Mihajllkovit, i kërkon falje?

Ai sot në pyetjen e gazetarit, për rekonstrumin e mundshëm të Qeverisë, u përgjigj se për këtë vendos Kryeministri Zaev dhe Lideri i BDI Ali Ahmeti. Sërisht me cinizëm, duke përjashtuar lideri e ASH qe aktualisht është partner koalicioni i kësaj Qeverie. Vardisja e tij ndaj liderit të vet me deklarata publike por edhe ndaj Kryeministrit Zaev, tregon pafryrrësinë dhe rrugacërinë politike të Grubit. Pikërisht Grubi ishte ndër zyrtarët me aktiv të BDI për ta bindur liderin e BDI qe të bëjne koalicion me VMRO dhe jo me LSDM.