Kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski në lidhje me paraburgimin e gjashtë deputetëve të partisë së tij e ka vlerësuar si një precedent të rëndë, regjim dhe prishje të demokracisë, përcjell Fol.

”Po e shfrytëzoj këtë mundësi edhe njëherë për t’i bërë thirrje prokurorisë dhe gjyqësorit, sidomos qeverisë e cila ka vënë gjithçka nën kontroll, të mos bëjë gjëra të tilla. Për momentin, 5% e të gjithë deputetëve janë në paraburgim, qoftë ky shtëpiak apo efektiv ose 12% e deputetëve të OBRM-PDUKM dhe koalicionit”, ka thënë Gruevski pas anulimit të rastit ‘Trajektorja’.

Kjo, sipas tij, mund të ndodhë vetëm në një vend ku demokracia është varrosur thellë. /Fol/