Atë që e bën PSP është joligjore, sepse mandati i tyre ka skaduar moti dhe këto procedura parahetuese që i zhvillojnë praktikisht janë abuzim ndaj qytetarëve në kushte kur ato nuk mund të parashtrojnë kurrfarë akuza ose praktikisht punojnë ilegalisht, deklaroi ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski pas marrjes së sotme në pyetje në Prokurorinë speciale publike.

“Sot isha i ftuar nga PSP në cilësi të dëshmitarit për ndonjë procedurë të tyren, siç thanë parahetuese. U thash se atë që e punojnë është joligjore, se mandati i tyre ka skaduar që moti dhe se këto procedura parahetuese që i shtyjnë praktikisht janë abuzim i qytetarëve në kushte kur ato nuk mund të durojnë kurrfarë akuzash ose praktikisht punojnë në mënyrë joligjore”, tha Gruevski.

Por, siç shtoi, që të mos del se shmanget ka ardhur që ta thotë mendimin e tij dhe të përgjigjet në disa pyetje.

Sipas tij, “e gjithë kjo është politike me qëllim që të largohet vëmendja nga problemet kryesore, me të cilat përballet shteti dhe qytetarët, të flitet për të kaluarën dhe të dihet në opinion”.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me shfrytëzimin e bisedimeve të përgjuara si dëshmi në procedurat, Gruevski u përgjigj se ato nuk mund të jenë dëshmi në procedurat gjyqësore.