Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet seancë për lëndën e PSP-së “Tanku”, në të cilën të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski, për furnizimin e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska, seancën e fundit gjyqësore e anuloi në kërkesë të avokatit Bogoljub Sofronievski, i cili nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur, duke e pasur parasysh se ditën paraprake ishte i angazhuar si mbrojtës i Gjoko Popovskit.

Prokurori nga PSP-ja, Trajçe Pelivanov, theksoi se të gjithë të akuzuarit t’i marrin të drejtat e tyre, por kjo të mos ndodh në të ardhmen, sepse zvarritet procedura.