Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe kandidati për kryetar të komunës së Kavadarit dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”, Mitko Jançev sonte i prezentuan projektet me të cilat e kërkojnë mbështetjen e qytetarëve të Kavadarit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të caktuara për të dielën.

“Do të punojmë në tërheqjen e investitorëve dhe veçanërisht për investitorë për fabrikën për blerjen e tepricës së rrushit dhe shndërrimin e tepricës në distilim të alkoolit, lidhur me nevojat në treg”, tha Gruevski.

Na duhen, theksoi, kryetarë komunash të cilët do t’i presin investitorët dhe do t’u japin mundësi të mira. Prandaj është e rëndësishme të fitojmë në Kavadar që të ketë akoma investitorë dhe të rriten pagat.

Njëherësh, potencoi Gruevski, kavadarasit dhe Mitko Jançev do të mundësojnë që qytetarët të bëhen me shtëpinë e tyre me çmim simbolik prej një euro për një metër katror. Ofrojnë, siç tha, koncept ku nuk do të ketë rrugë të paasfaltuar dhe të pandriçuar dhe me park në çdo mëhallë.