Edhe tetë ditë kalon afati i mandatit të VMRO-DPMNE-së për formimin e qeverisë. Deri tani nga takimet që u zhvilluan mes liderëve të partive nuk ka dal asgjë konkrete. Megjithatë VMRO-DPMNE me optimizëm vazhdon të mbaj të njëjtin qëndrim, se kryetari i partisë së tyre Nikolla Gruevski po zhvillon bisedimet për formimin e qeverisë së re.

“Kryetari Gruevski ka mandat të plotë nga komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së, që t’i zhvillojë negociatat për formimin e qeverisë së re. Ai është mandatarë si udhëheqës i partisë më të madhe në R.M. mandat legjitim i dhënë nga qytetarët e Maqedonisë dhe nga presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov. Në këtë periudhë ai i vazhdon konsultimet në lidhje me këtë çështje të rëndësishme”, tha Vllatko Gjorqev – Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Pas takimeve të Ali Ahmetit me liderët e partive Maqedonase, Zaev dhe Gruevski, Bashkimi Demokratik për Integrim po zhvillon takime brenda partiake për t’i shqyrtuar kërkesat dhe qëndrimet e partive maqedonase për formimin e qeverisë.

“Kryetari Ahmeti vijon takimet konsultative me strukturat partiake te Bashkimit Demokratik për Integrim, intelektual, përfaqësues te shoqërisë civile si dhe komunitetin ndërkombëtar”, Grafikë: Bashkimi Demokratik për Integrim.

Takime të reja me Bashkimin Demokratik për Integrim për formimin e qeverisë ka paralajmëruar edhe Lidhja Social Demokrate, pavarësisht se kjo parti ende nuk ka marrë mandatin nga presidenti i shtetit.

Ndërkaq koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” mbanë qëndrimin se nuk do të bëj asnjë marrëveshje më VMRO-DPMNE-në, nëse kryetari i kësaj partie Nikolla Gruevski nuk u kërkon falje shqiptarëve. Ndërsa koalicioni “Rilindje me Besë” mbanë qëndrimin se koalicioni me VMRO-DPMNE-në është i pamundur nëse lidershipi i kësaj partie nuk riformohet. Bazuar në këto qëndrime, partneri i vetëm i mundshëm për formimin e qeverisë me VMRO-DPMNE është Bashkimi Demokratik për Integrim.