Kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski në një paraqitje të veçantë të revistës “Sedmica” në TV Alfa, ka akuzuar se po bëhet një frikësim i madh dhe monitorim sesi anëtarët e partisë kryesuese apo kandidatëve për kryetarë të komunave, në mënyrë për të shkatërruar OBRM-PDUKM, përcjell Fol.

”E gjithë nëntoka e kriminelëve, tregtarëve të drogës janë vënë në dispozicion të LSDM-së, për të influencuar te të gjithë ata që kanë një kontakt dhe mund të kërcënojnë atë”, është shprehur Gruevski.

Gruevski tha se ka raportuar të gjitha kërcënimet, por nuk i posedojnë të gjithë dokumentacionin sepse njerëzit që zotëronin kanë frikë nga hakmarrja.

Ai tha se qeveria po liron nga burgu kriminelë të mëdhenj, ndërsa akuzon njerëz për gjëra të vogla, sepse ata morën pjesë në ngjarjet e 27 prillit.

‘A duhet njeriu i cili ka tërhequr dikë për floke, të dënohet 4 vjet. Nëse duan të hakmerren për dikë, le të ma bëjnë këtë mua dhe anëtarëve udhëheqës të OBRM-PDUKM. Le të më burgosin dhe të më dënojnë, por të mos ndëshkojnë njerëzit që për shkak të shpërthimit të zemërimit u sollën kështu në Parlament. /Fol/