Lideri i VMRO-DPMNE të enjten në mbrëmje ka vizituar parkun e qytetit ku më pas një grupë aktivistë të rinj kur e kanë parë kanë filluar të bërtasin pas tij, shkruan në Facebook aktivisti Lumi Beqiri, transmeton Zhurnal.

“Ish-Kryeministri dhe lideri aktual i VMRO-DPMNE-së pa asnjë turp dhe ndërgjegje u shfaq në parkun e qytetit, ku disa të rinj po zbaviteshin në borë. I njejti u dëbua me thirjet “Shutka nuk të ikë Nikolla! “Sigurimi i cili e përcjell Nikollën  më pyeti “a nuk është turp kështu kur është me fëmijët”? morën përgjigje të cilën tani haptazi ua them. Nuk është turp assesi. Duhej të i vinte turp kur i tërheqshin zvarrë dhe i rrihnin deputetët në Kuvend ndërsa fëmijët e tyre i shihnin nëpërmjet ekraneve. Turp ishte kur vajza e mitur e liderit të opozitës ishte e seksualizuar  në rrjetet sociale nga pedofilët dhe anëtarët tuaj. Turp ishte kur neve na përgjakën në protesta/ Turp është pas gjithë këtyre të këqiave dhe krimeve ti jepni të drejtë vetes të shëtitni mes qytetarëve sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Më e turpshme është që po mundoheni të mbështeteni te fëmijët kur ua përkujtojmë ku përkisni dhe i keqpërdorni për marketingje të propagandave tuaja. Turp është që njerëz të rinj frikohen kur ju shfaqeni, të përfundojnë si Martin Neshkoski”, ka shkruar Beqiri.