Është veçanërisht e kënaqshme që bashkëpunimi me fondacionin gjerman Konrad Adenauer po shndërrohet në një miqësi tradicionale. Hapja e Fondacionit për të ndihmuar dhe për të bashkëpunuar në projekte që janë të dobishme për forcimin e kapacitetit dhe funksionalitetin e demokracisë është e nevojshme për mbarëvajtjen e një shoqërisë përfaqëson një kapitak i cili është i dobishëm në funksionimin e partisë sonë, ka thënë Gruevski.

Gruevski theksoi se pikërisht kontakti i parë me demokracinë dhe përshtypja e parë po ndërtohet është në nivel lokal, nëpërmjet funksionimit të vetëqeverisjes lokale.

“Pikërisht vetëqeverisja lokale, me funksionimin e saj, dhe me këto zgjedhje ne jemi në një kohë kur kapaciteti demokratik i institucioneve do të vihet në një provë. Para nesh janë zgjedhjet lokale në të cilat qytetarët do të vendosin se kush mund të kujdeset më mirë për interesat e tyre dhe të ofrojë zgjidhje për problemet e përditshme”, ka thënë Gruevski.

Ai poashtu ka potencuar se në të kaluarën, VMRO-DPMNE dhe Koalicioni për Maqedoni, ka treguar se është e aftë dhe di të punojë.

“Nëse me një fjalë do ta përshkruanim veprimtarinë tonë, kjo është puna. Puna e cila solli shumë zgjidhje për qytetarët, për problemet e tyre, për pritjet e tyre, rrugë të reja, ujë dhe kanalizime, shkolla të reja dhe kopshte, parqe të reja, fusha sportive dhe salla, standarde të reja në çdo aspekt dhe në çdo fushë. Sigurisht që ka gjëra që mund të bëheshin më mirë, por është e rëndësishme që gjithmonë është punuar në maksimum për të mirën e qytetarëve”, ka thënë Gruevski.

Më tej ai ka thënë se  këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje të zakonshme lokale,por vendimtare  për shkak se tash jemi në udhëkryq, ku verdikti me votë do të përcaktojë edhe rrugën në të cilën do të drejtohet vendi në të ardhmen.

“Maqedonisë i është më se e nevojshme një vizion i ri, i cili do ta zgjojë ekonominë, e cila po vdes, i nevojiten shanse të barabarta të punës, asaj i nevojitet të ndërpresë rënien e standardit, nevojitet një e ardhme më e ndritur për të gjithë. Në periudhën e 100 ditëve kemi devijim të thellë nga rruga që përcaktonte një Maqedoni të sigurtë, kemi rënie të prodhimeve industriale, dhe dje është regjistruar rënia e re edhe në qarrkullimin e industrisë, ka thënë Gruevski.