Ish-kryeministri, i akuzuar për dy vite burg, Nikolla Gruevski në ora 3 pas mesnate shkroi status ku ju bën thirrje deputetëve të OBRM-PDUKM-së të mos votojnë ndryshimet kushtetuese.

“Nëse nga ju, cili do dhe në çfarë do mënyre, kërkohet të bëni edhe heqjen dorë më të vogël në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare, duke vendosur ndalimin ose zbutjen e persekutimit politik kundër meje, si udhëheqës i vjetër i OBRM-PDUKM-së dhe si kryetar nderi dhe deputetet i kësaj partie, ju lutem pa menduar, pa hezitim, me vendosmëri për të refuzuar një propozim të tillë të pahijshëm. Mbi neve janë ngritur retë dhe sfidat më të forta. Ne duhet të merremi me këtë dhe gjithmonë në radhë të parë të jetë interesi i përgjithshëm dhe i përbashkët i shtetit tonë, i popullit dhe kombit”, shkruan Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.