Kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski tha se zgjedhjet e sotme ishin mafioze. Ai kërkoi zgjedhje të parakohshme dhe i dha qeverisë shtatë kërkesa.

“Për shkak të dhunës së zgjedhjeve, për shkak të përdhunimit të demokracisë dhe shtetit dhe parregullsive të të tjera të regjistruara, për shkak të terrorit të egër në këto 5 javë, presioneve dhe ryshfetit, Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së vendosi se nuk i njeh këto zgjedhje dhe nuk do të merren parasysh si të drejta dhe demokratike.

Përveç kësaj, VMRO-DPMNE kërkon restaurimin e menjëhershëm të demokracisë në vend dhe ne kërkojmë organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në bazë të marrëveshjes së Przhinos, të realizuar nga një qeveri teknike në të njëjtën mënyrë si zgjedhjet më 11 dhjetor. Eja Zaev nëse jeni aq i fortë për të shkuar në zgjedhje. Të paktën që mund të bësh është të dakordohesh të shkojnë në zgjedhje”, ka deklaruar Gruevski.