Ish kryeministri Nikola Gruevski nuk u paraqit në gjykatë ku duhej të mbahet seanca për dhunën në Qendër, sipas aktakuzës të PSP-së. Seanca tjetër është planifikuar për 3 maj.

Gruevski në këtë rast është i akuzuar si porositës i dhunës kurse Janakievski ka pranuar që një gjë të tillë ta bëjnë përkrahësit dhe anëtarët e partisë që të dhunojnë kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovskin dhe këshilltarët e kuvendit komunal. Në këtë lëndë të akuzuar janë 14 persona, nga të cilët pesë si nxitës e të tjerët si kryesit e drejtëpërdrejtë të dhunës.

Gruevski në seanën e para dy javëve këtë gjyq e cilësoi si shfaqe teatrale.