Nikolla Gruevski me bashkëshorten Borkica dhe vajzat do të pushojë sivjet në Ohër, transmeton FLAKA.

Në rrethana normale, ky lajm do të kalonte thuajse pa mos u vërejtur, por duke pasur parasyshë se atij i është marrë pasaporta, dhe dëshira e tij për ujë të kripur në të kaluarën, kur destinacionet verore i kishte Turqinë, Kroacinë, Sicilinë, Izraelin dhe ndoshta ndonjë vend tjetër për të cilat opinion nuk kishte mundësi ta dijë, pushimi i tij në Ohër mbetet një nga temat më të komentuara këto ditë.

Nuk është e njohur nëse Gruevski ndonjëherë derisa ishte kryeministër ka pushuar në Ohër, por është e njohur se është adhurues i ujit të detit. Për këtë, bëjmë këtë retrospektivë të vogël të të gjitha pushimeve të tija të kripura, ndër vite.

Vitin e kaluar, së bashku me familjen nga fundi i muajit korrik ai ishte në shetitje në manastirin “Shën Naumi” në Ohër, por pastaj në gusht shkoi në Antali në Turqi, siç atëher informonin nga partia e tij, në aranzhman privat. Pushimin e la gjysëm për shkak të vërshimeve në Shkup, dhe përskaj asaj që më nuk ishte kryeministër, erdhi të shohë direkt se çfarë ndodh në terren.

Para kësaj, po vitin e kaluar, në fillim të korrikut, ai së bashku me bashkëshorten, fëmijët dhe nënën e tij Nada ishin në ishullin Sicilia në Itali, por nga VMRO-DPMNE njoftuan se nuk është në pushim, por në dasëm të disa miqë.

Para dy viteve, Gruevski ishte në Izrael, kurse paparacët e fotografuan atë në plazhë, me syze dielli të markës “Majbah” të cilat siç u tha atëherë kushtojnë 60.000 euro, erdhi ky informacion te popullata para njoftimit të partisë rreth asaj se ku ka shkuar lideri i tyre për pushime.

Në vitin 2014, Turqia poashtu ishte destinacion i pushimeve verore të Gruevskit. Me ftesë të Rexhep Taip Erdogan, ai me familjen kaloi pesë ditë në Bodrum, dhe pesë ditë në Fetije. Shoqëri i bënte edhe nëna e tij.

Për vitin 2013, nuk ka të dhënë oficiale rreth pushimeve të tija verore, as nëse në vizitën e atëhershme në Brazil, Argjentinë dhe Meksikë shoqëri i ka bërë ose jo edhe bashkëshortja.

Edhe viteve tjera derisa ishte kryeministër, Nikolla Gruevski, pushimet verore i ka kaluar në detë, por këtë vitë në vend të ujit me kripë do të duhet të mësohet me ujë të ëmbël liqeni, sepse gjykata i ka konfiskuar pasaportën.