Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski sot së bashku me sekretarin e përgjithshëm të OBRM-PDUKM-së Hrisitan Mickovski dhe anëtarin e komitetit ekzekutiv, Aleksandar Nikollovski realizoi takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, përcjell Fol.

Në takim, siç kumtojnë nga OBRM-PDUKM, u bisedua për marrëdhëniet Maqedoni-Shqipëri, për gjendjen aktuale politike dhe për prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë.

Bashkëbiseduesit i riafirmuan angazhimet për bashkëpunimin e hapur ekonomik dhe politik mes dy shteteve bazuar në parime.

Gruevski theksoi se në pikëpamje të realizimit të prioritetit për hyrje në NATO e rëndësishme është mbështetja e të gjitha vendeve anëtare të aleancës përfshirë edhe mbështetjen e Republikës së Shqipërisë, ndërsa njëherit i theksoi edhe sfidat e vazhdueshme të përbashkëta për progres në rrugën drejt Bashkimit Evropian, në përmbushjen e të cilave bashkëpunimi është i mirëseardhur.

Njëhjerit Gruevski theksoi se nga shtetet fqinje duhet të pritet politikë e respektimit të ndërsjellë dhe kontribut për përforcimin dhe plotësimin e prioriteteve. Politika e tillë do të çoj deri në relaksimin e atmosferës dhe ndërtimin e besimit i cili nevojitet për progresin ekonomik dhe politik të rajonit. /Fol/