Ish-kryeministri Nikolla Gruevski përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka reaguar në lidhje me lëndët e reja të Prokurorisë Speciale, në të cilat sërish i dyshuar është Gruevski.

Ai shkruan se gjashtë lëndët e reja të PSP-së janë vazhdim i përndjekjes politike ndaj funksionarëve të OBRM-PDUKM-së, në kontekst të dobësimit të partisë dhe ndryshimit të emrit të shtetit pas referendumit të pasuksesshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria e OBRM-PDUKM-së ka tentuar nga çdo vend i botës të tërheq investues dhe të krijojë kushte për biznes klimë më të mirë, por më e suksesshmja ishte me kompanitë e vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s”, shkruan Gruevski.