Lideri i VMRO Nikolla Gruevski sot është takuar me eurokomisionerin për zgjerim Johanes Hahn me të cilin kanë biseduar lidhur me fillimin e bisedimeve të vendit për në BE.

Gruevski ka thënë se sikur mos ishte bllokimi nga vendi fqinj atëherë Maqedonia do të ishte pjesë e BE-së.

“Koha është që të ndryshohet ai pozicion dhe të na lejohet të shkojmë përpara, ajo do jetë pjesë e bisedimeve në të ardhmen dhe si parti jo vetëm që do jemi opozitë e fuqishme por planifikojmë së shpejti të kthehemi në pushtet”, ka deklaruar kështu Gruevski.