Ish shefi i DSK-së Goran Grujevski dhe kolegu i tij Nikolla Boshkovski sot në orën 9:30 duhet të paraqiten në Gjykatën Supreme në Athinë, ku do të vendoset rreth ankesës së tyre për ekstradim.

Dëgjimi i Grujevskit dhe Boshkovskit para Komitetit për azil në Selanik dje u shty. Ata para Komitetit duhej t’i paraqisnin arsyet pse kërkojnë azil në Greqi.

Grujevski dhe Boshkovski kërkesë për azil politik në Greqi kanë parashtruar më 29 nëntor të vitit të kaluar.

Me kërkesën e parashtruar për azil politik, ndërkaq, u hap proces i ri paralel dhe plotësues. Grujevski dhe Boshkovski, në Greqi, tashmë kanë tre procese të ndryshme dhe reciprokisht të palidhura, I pari për ekstradim pas fletarrestit të lëshuar ndërkombëtar nga ana e Maqedonisë, i dyti për falsifikim të pasaportave ku u kapën në aeroportin e Selanikut dhe i treti rreth kërkesës për azil.