Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski akoma gjenden në arrati. Policia nuk precizon nëse janë akoma brenda shtetit ose jashtë tij. Ish funksionarët e DSK-së nuk janë askund tanimë 5 ditë. Ata i kërkon edhe Interpoli. MPB informon se kanë kontrolluar disa lokacione për të cilat kanë pasur informacione se kanë mundur të fshehen Gruevski dhe Boshkovski, si të akuzuar kryesorë nga PSP-ja në lidhje me hetimin se kush e ka porositur përgjimin masiv të paligjshëm në Maqedoni.