Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski nesër në Selanik do të gjykohen për posedimin e pasaportave false bullgare. Seanca është caktuar në orën 12.

Policia greke arrestoi Grujevskin dhe Boshkovskin në aeroportin e Selanikut, ndërsa po udhëtonin për në Budapest.

Me ndihmën e shërbimeve të rajonit ata janë gjetur dhe arrestuar, pasi Interpoli lëshoi urdhër arresti për ta, tyë cilët ndodheshin në arrati prej tre muajsh.

Grujevski dhe Boshkovski janë të akuzuar në rastin “Fortesa” dhe ‘Target”, përmes të cilëve Prokuroria Speciale duhet të dëshmojë kush ka përgjuar në mënyrë të paligjshme në vendin tonë vite me radhë.