Ish shefi i drejtorisë së pestë të DSK-së Goran Grujovski dhe bashkëpunëtori i tij Nikolla Boshkovski tashmë tre ditë janë në arrati.
Policia e Maqedonisë po kërkon çdo vend të mundshëm që mund ta kishin shfrytëzuar për strehim, ndërsa Interpoli është angazhuar ti kërkojë ata jashtë kufijve.
Në vendimin e saj, Gjykata Supreme shpjegoi mundësitë që ai të arratiset pasi është vërejtur se ai udhëton shpesh, dhe se ende është i punësuar në MPB. Për më tepër, është shpjeguar se ka lidhje të mira me personat e punësuar në këtë drejtori që ende ka gjasa ti ndihmojnë dhe tia zbatojnë urdhrat. Gjykata dhe Prokuroria Speciale frikësoheshin edhe ndikimi tek dëshmitarët shkaku i fletores që ia kishin gjetur në shtëpi, e ku shkruanin çdo aktivitet rreth Prokurorisë. Shkruhej se cili dëshmitarët kur është thirrur në pyetje, çfarë pyetje do ti bëjnë dhe si duhet të përgjigjet.
Ish funksionarët e DSK-së janë të akuzuar në rastin “Target” dhe “Fortesa” për përgjimin masiv të qytetarëve ilegalisht, dhe për shkatërrimin e pajisjeve dhe dokumentacionit ku figuronin këto aktivitete të paligjshme. /SHENJA