Shtatë të pandehur në rastin e ‘Grupi i Kumanovës’ janë dënuar me burg të përjetshëm. 13 prej tyre u dënuan me 40 vjet burg, 6 prej tyre 20 vjeç, 14 prej tyre u dënuan me nga 14 vjet, 13 prej tyre me nga dy vite, dhe 18 vite burg vetëm njëri prej të pandehurve, përcjell Fol.

Dënim më të vogël kanë marrë vetëm dy të akuzuarit, edhe atë me nga 12 vite burg, ndërsa katër persona janë liruar plotësisht.

Arteni Ademi, avokate e Grupit të Kumanovës, tha se vendimi nuk do të jetë i drejtë, duke marrë parasysh sesi ka ardhur procesi gjyqësore deri te vendimi. /Fol/