Komisioneri për Politikë Zgjeruese dhe Fqinjësore, Johannes Hahn vjen në Maqedoni javën e ardhshme, përcjell Fol.

Ai e njoftoi vizitën në Shkup në Twitter pas takimeve të tij në Bruksel me zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe me ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov.

”Me ngulm e pres vizitën time në Shkup, javën e ardhshme, brenda së cilës do të kem takime politike, por edhe takime me përfaqësues të shoqërisë civile”, njoftoi Hahn në llogarinë e tij të Twitter.

Në takimin në Bruksel u hapën të gjitha çështjet që lidhen me axhendën evropiane të Republikës së Maqedonisë. /Fol/