Komisari evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë Johannes Hahn sot në Shkup theksoi se një ndër qëllimet kryesore të vizitës së tij është që ta potencojë interesin e vazhdueshëm të Brukselit për ngjarjet në vend, por edhe të marrë bindje se edhe pushteti edhe opozita janë plotësisht të përkushtuar në procesin eurointegrues dhe në gjithçka që nevojitet të punohet në atë drejtim.

Hahn duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me atë pse ka kërkuar takim me liderin e OBRM-PDUKM-së opozitare, Nikolla Gruevski, por edhe me liderët e Besës dhe PDSH-së, ai tha se BE ka investuar shumë në Maqedoni, ka menaxhuar shumë situata dhe se hapi i ardhshëm është fokusi i plotë i proceseve urgjente të reformave.

“Nevojitet që të miratohen të gjitha ligjet në fushat e jurisprudencës, zbulimit dhe administratës publike, që është kyçe që të merret rekomandim pozitiv nga BE. Shpresojmë se kjo do të ndodhë diku nga shkurti, me shpresë se negociatat do të fillojnë vitin e ardhshëm. Ky është qëllimi ynë dhe për këtë u takova edhe me opozitën që të theksoj se kur bëhet fjalë për qëllimet kombëtare, ndërsa perspektiva evropiane është qëllim i tillë, është e nevojshme mbështetje nga të gjithë lojtarët kyç, pa dallim nëse janë në Qeveri apo në në opozitë”, tha Hahn.

Qëllimi i vizitës së tij mes të tjerash ka qenë të marrë bindje dhe garanci nga të gjithë lojtarët kyç se janë të përkushtuar në perspektivat evropiane. Për këtë, siç tha, ka qenë i bindur se Gruevski, në takimin e djeshëm, kur i është theksuar se OBRM-PDUKM është e përkushtuar në perspektivat evropiane dhe se partia do të luajë rol konstruktiv në atë drejtim.

Hahn përmendi se BE vëren se në vend ekziston përmirësim lidhur me sundimin e të drejtës, për çfarë dëshmi janë vlerësimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokale.

Në pyetjen nëse partitë politike në takimin në shtëpinë e Zhan Mone në Paris do të bisedojnë për kontestin me Greqinë rreth emrit kushtetues dhe nëse konsideron se Maqedonia duhet të bëjë lëshime, Han tha se politikanët e Maqedonisë janë të obliguar para qytetarëve të gjejnë zgjidhje, të gjejnë kompromis.

“Këto çështje për të cilat nuk dua të komentoj, ende është herët, por pozitivisht është që po zbatohen masa për ndërtimin e besimit, ka kontakte mes përfaqësuesve relevantë”, tha Hahn dhe edhe njëherë shfaqi kënaqësi nga marrëveshje mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, për të cilën tha se pret se Parlamenti do ta ratifikojë deri në fund të vitit.