Ratifikimi i Marrëveshjes për marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bullgarinë në Parlamentin e Maqedonisë është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur në rrugën drejt integrimit në BE, shkroi komisioneri i BE-së, ka shkruar Johannes Hahn në llogarinë e tij në Twitter, përcjell Fol.

Ai shtoi se në këtë marrëveshje është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet e mira fqinjësore për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sot, me 61 vota ‘Për’ dhe një ‘abstenim’, parlamenti ratifikoi marrëveshjen me Bullgarinë. Deputeti i Pavarur Ferid Muhiq votoi si i abstenuar, i cili sipas tij, Maqedonia në marrëveshjen bën lëshime dhe se marrëveshja, siç tha ai, nuk është simetrike në raport me të dy vendet.

Deputetët e opozitës të VMRO-DPMNE-së, e konsideruan marrëveshjen si të dëmshme për interesat kombëtare të Maqedonisë dhe nuk morën pjesë në seancë. /Fol/