Eurokomisioneri për fqinjësi të mirë dhe negociata për zgjerim, Johanes Han, të hënën do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedoni. Ai do të takojë drejtuesit e shtetit për të bisedar rreth planeve për reformat e Qeverisë së re të vendit. Nga Komisioni Europian njoftuan se Han gjatë vizitës në Shkup të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe me përfaqësues tjerë të Qeverisë së re. Ndërsa biseda do zhvillojë dhe me liderët e tjerë politikë në vend. “Qeveria e re, së basku me opozitën, duhet të përqendrohet në zbatimin e Prioriteteve urgjente reformuese dhe në zbatimin e tërësishëm të marrëveshjes së Përzhinos, me qëllim që të kthehet vendi në rrugën drejt integrimit në BE”, shkruhet në deklaratën e Han.