Hajrush Avdia, i dënuar si pjesëmarrës në rastin e Kumanovës ka paraqitur një kërkesë ndaj partive politike dhe intelegjencës shqiptare që të marrin masa për padrejtësistë që janë duke u bëri ndaj tij dhe shokëve tjerë.

“Unë Hajrush Avdija, pjesëtar i Grupit të Kumanovës, i bëj thirrje gjithë spektrit politik dhe intelegjencës shqiptare që të marrin msa ndaj padrejtësisve që janë duke u bërë ndaj Grupit të Kumanovës. Edhe pse kaluan 47 muaj në paraburim dhe 1 vit e katër muaj pas dënimit që na u dha pa bazë dhe asnjë faktë të vetëm, në dënuan me dënime drakonike.

Përkundrazi disa politikanë maqedonas dhe grupi i 27 prillit që bëri Puc në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, u amnistuan dhe u liruan edhe pse akoma nuk ishin të dënuar.

Andaj u bëj thirrje gjithë spektrit politike shqiptarë që të ngrisin zërin në Kuvendin e Maqedonisë sic e ngritën për rastin e 27 Prillit që bëri puc dhe disa ish-funskionarë të lartë dhe deputetët në këto festat e fundvitit të jenë të lirë dhe pranë familjeve të tyre”, është shprehur ai. (INA).