Grupi haker grek kumtoi se ka kryer sulme kibernetike mbi banka udhëheqëse turke dhe mbi një kompani konsulente nga sfera e mbrojtjes.

Në kumtesën e publikuar në rrjetet sociale, grupi thekson se sulmet paraqesin përgjigje të “provokimeve turke” në rajonin e ishujve Imia/Kardak në Detin Egje.

Gjatë sulmeve, hakerët i kanë bllokuar postat elektronike dhe kodet për qasje në banka, mes të cilëve është edhe “Ziraat Bankasi”.

Provokimet për të cilat flasin hakerët i përkasin incidentit që ndodhi të hënën në mbrëmje, kur në rajonin rreth ishullit Imia/Kardak u përplasën një anije turke dhe greke, me ç’rast është shkaktuar vetëm dëm material, por nuk është asnjë nga anëtarët e dy bordeve.

Athina dhe Ankaraja kontestojnë rreth sovranitetit mbi Imia/Kardak dhe dy vendet e konsiderojnë ishullin si të tyrin.