Fillimi i punimeve në rrugën “Strasho Pinxhur”, javë më parë nxiti debat shumë të madh në opinion. Kreu i Komunës Bilall Kasami dhe këshilltari i listës “Më mirë për Tetovë”, Hamdi Sulejmani patën debat verbal për shkakë të prerjeve të drunjve. Në debat u përfshi edhe një qytetar duke replikuar me Sulejmanin dhe duke inistituar që punimet të vazhdojnë. Sipas informacionëve të para, personi i përfshirë është një punonjës i MPB-së. Siç mësohet ekskluzivisht, pas atij debati policit në fjalë i është ndërruar vendi i punës, duke e dërguar atë të punoj në Kodrën e Diellit.

Dyshohet se kjo ka ndodhur për shkakë se ai ka kundërshtuar Hamdi Sulejmani për vazhdimin e punimeve. Në rrugë jo zyrtare mësohet se kundërshtia që ai bëri ndaj Hamdi Sulejmanit, ka ardhur deri tek ndërrimi i vendit të punës dhe po nga i njëjti burim thonë së këtë lojë është edhe BDI-ja.

Ndryshe punimet në “Strasho Pinxhur” janë duke u realizuar pavarsisht kundërshtive të disa individëve.