Uji,kanalizimi, çerdhja, përmirësimi i arsimit dhe shkollave, do të jenë prioritet në vitin 2018 thotë për Medial.mk kryetarja e komunës së Haraçinës Milikije Halimi. Sipas saj, bëhen përpjekje maksimale që të njëjtat të përmbajnë standardet më të larta kualitative.

Halimi tha, se si komunë kanë konkurruar me projekt konkret për ndërtimin e çerdhes, në Ministrinë e punës dhe politikës sociale, deri më tani kemi marr pëlqimin e tyre dhe nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve shumë shpejt do të fillojnë punimet.

“Çerdhja është një ndër prioritetet tona. Ne gjatë kësaj periudhe të shkurtër kohore, kemi krijuar projektin e çerdhes, kemi aplikuar me projekt konkret në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale. Përshtypjet fillestare tregojnë për një disponim dhe mbështetje nga Qeveria për iniciativën tonë, dhe nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, besojmë se gjatë verës që vjen, do të fillojnë punimet edhe për rindërtimin e çerdhes, e cila është më se e nevojshme për fëmijët tanë”, deklaroi Halimi.

Sa i përket ujit të pijshëm Halimi tha se kemi inicuar aktivitetet e para, dhe rezultatet për ujin dhe kanalizimin, do të fillojnë të duken shumë shpejtë.

“Kanalizimi është problem që ekziston për më tepër se 30 vite, andaj, natyrisht se nuk mund të përmbyllet brenda një muaji. Ne kemi premtuar se gjatë 4 viteve tona, do ta zgjedhim problemin e kanalizimit dhe ujësjellësit, dhe ky objektiv është në angazhimet tona të përditshme. Njësoj, lidhur me ujin për pije, kemi iniciuar aktivitetet e para, dhe rezultatet për ujin dhe kanalizimin, do të fillojnë të duken shumë shpejt”, thotë Kryetarja e komunës së Haraçinës Melikije Halimi. /F.N/