Rafiz Haliti shprehet se ende e ushtron funksionin si kryetar dege në Saraj , dhe se kjo degë ka pasur takime me aktivist politik në Saraj. Aliti për Zhurnal informoi se këshillat vendor kanë propozuar kandidatë për kryetar komune në Saraj. Sa i përket shqetsimeve të aktivistëve, Aliti shprehet se këto shqetsime kanë qenë prezente dhe do të jenë. “Nuk e di se çfarë kanë shkruar këta persona në postën elektronike tuajën. Unë mund të konfirmoj se jam kryetar dege. Dega ka patur takime me aktivist politik në Saraj. Këshillat vendor kanë propozuar kandidatë të mundshëm për kryetarë komune që do të thotë këshilli vendor i fshatit Sfillare ka propozuar si kandidat të mundshëm ish zv.ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Nimetulla Halimin, fshati Rashçe Besnik Rahmetin, poashtu edhe fshati Gërçec propozoi kandidatin e tyre. Sa i përket shqetësimeve brenda aktivistëve politik në degën e Sarajit gjithsesi se kanë qenë prezente dhe ende janë. Është e drejtë e çdo aktivisti të BDI-së nga çdo vendbanim ku nominohet kandidat të ankohet, por mund të them që koha për nominimet e kandidatëve është ai vendimi i kryesisë qëndrore”, ka deklaruar për Zhurnal, kryetari i degës së BDI-së në Saraj, Rafiz Aliti.