Dështimet e njëpasnjëshme të partive shqiptare dhe de faktorizimi i tyre ka bërë që shumë shqiptarë hallexhinjë por edhe biznesmenë të kapluar me probleme ti drejtohen për ndihmë LSDM-së, apo nënkryetarit të saj, Muhamed Zekiri.

Një nga rastet më interesante ishte kthimi në vendlindje i Xhezair Shaqirit, i njohur si komandant Hoxha, i cili kishte marrë dritën jeshile nga ish-gazetari Zekiri.

I përndjekur  dhe i montuar nga regjimi i kaluar, ai për më shumë një dekadë kishte qëndruar në malet e Tanushës, edhe pse ishte më meritori për lirinë e shqiptarëve në Maqedoni.

Por të shumta janë rastet ku shqiptarët kërkojnë që dora e shtetit të duket edhe në vendbanimet e tyre apo në problemet që historikishtë kanë patur me institucionet e shtetit.

Agjencia e lajmeve INA mëson se adresa kryesore ku drejtohen është ish-gazetari Zekiri, i cili shihet si një Robin Hud i kohëve moderne.

“Ka vite që nuk kam shtetësi. Edhe pse gati 50 vite jetoj dhe kam shtëpi timen në Maqedoni. Partitë shqiptare janë treguar të shurdhëra dhe të pafuqishme ndaj hallit tim. Kam në planë ti drejtohem Zeqirit, ndoshta më gjen ndonjë zgjidhje, ta realizojë që një drejtë që më takon”, thekson për INA F.P nga Kumanova.

Hallet të dërgojnë aty ku se mendon, thotë një biznesmenë, i cili  është dëmtuar nga regjimi i kaluar deri në falimentin.

“Se kemi menduar kurr që kauzën tonë shqiptare por edhe  për  hallet tona ti drejtohemi një partie maqedonase. Por, s’kemi nga tia mbajnë. Tanët na kanë gënjyer për vite me radhë. Do ta shohim nëse kjo qeveri vërtet qytetarët i trajton të barabartë. Nëse jo, përpos dorëzimit, s’na mbetet gjë tjetër. (INA)