Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, të martën do të udhëtojë në Shkup, bashkë me tre eurodeputetët, Eduard Kukan, Ivo Vajgël dhe Knut Flekenshtajn, konfirmoi sot zëdhëhësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

“Ashtu siç mund të shihet edhe në agjendën e komisarin Han, të martën, më 21 mars, do të udhëtojë për në Shkup. Bashkë me të do të jenë edhe eurodeputetët të cilët i njihni mirë, Flenshtajn, Kukan dhe Vajgël. Ata bashkë do të takohen me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, por edhe me presidentit Gjorge Ivanov. Ata do ta përsërisin porosinë e fortë të BE-së për respektim të rezultatit zgjedhor dhe të mundësohet vazhdimi i proceseve demokratike që më shpejt të formohet Qeveria e cila do ta implementojë Marrëveshjen e Përzhinës”, tha Kocijançiq.