Një delegacioni i komunës së Likovës ka vizituar Preshevën, ku në fokus ka qenë çështja e hapjes së kufirit midis Miratocit dhe Llojanit, që lidh Luginën e Preshevës me Maqedoninë, një pikë e frekuentuar dhe arterie që lidhte dy vendbanimet e zonave kufitare, informon INA.
Në delegacionin e udhëhequr nga kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi ishte i edhe kryetarja e këshillit komunal Lejla Iseni si dhe Bashkim Ademi, nga stafi i kryetarit të komunës.

“Përpos që ishte një takim shumë vëllazëror, ky takim ishte dhe shumë frytëdhënës duke i koordinuar punët mes dy komunave tona lidhur me hapjen e kufirit Miratoc-Llojan” ka thënë kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi.

“Gjithashtu, të dy Komunat u zotuan që në projektet e ardhëshme për IPA-fonde, do të shkëmbejnë eksperiencat dhe do t’i asistojnë njëra tjetrës që këto fonde të përfitohen nga secila Komunë.” u tha për media pas këtij takimi ku prezent ishte dhe zëvendës kryetari i komunës Armend Aliu.