Holanda sonte duhet të vendos nëse Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëria meritojnë datë për fillim të negociatave me BE-në. Në letrën drejtuar deputetëve të Kuvendit holandez, ministri i jashtëm Stef Blok, shkruan se Qeveria e Holandës, për Maqedoninë e Veriut ndan qëndrim të njëjtë pozitiv si Komisioni Evropian.

Marrëveshja e Prespës është shembull për rajonin dhe janë ndërmarrë hapa të dukshëm për agjendën reformatore. Vazhdimi i rasteve të PSP-së është siguruar me transferimin e tyre në Prokurorinë Publike.  Hap i rëndësishëm që duhet të ndërmerret është miratimi i ligjit që do të garantojë ndjekje të pavarur të korrupsionit të mundshëm në të ardhmen në nivelin më të lartë. Për këtë çështje ka konsultim të vazhdueshëm dhe intensiv mes opozitës dhe Qeverisë. Kjo për momentin nuk ka sjellë epilog konkret- tha Stef Blok, Ministër i Punëve të jashtme të Holandës

Në pjesën për Shqipërinë, duke mos saktësuar qëndrimin, Blok përshëndet hapat konkret të Tiranës dhe potencon se duhet të bëhet edhe më shumë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, vlerëson se Maqedonia nuk do të ketë pengesa nga vendet anëtare për datën. Ai shton se më mirë për BE-në dhe rajonin Ballkanit do të ishte që Maqedonia dhe Shqipëria të mos ndahen për datën.

Qëndrimi është se të dyja vendet duhet të fillojnë negociatat. A ka probleme? Edhe më shpejtë do të zgjidhen në kornizën për negocim. Është ndryshe kur keni pozitë negocimi në Bruksel e cila thotë se në këto dhe këto sfera duhet të korrigjoheni dhe të jeni më të mirë. Unë u pohoj se nëse e harroni cilindo qoftë shtet në atë proces, mundet vetëm më vështirë të jetë brenda, mundet vetëm të degjenerohen proceset demokratike. Është ndryshe kur negocion dhe kur patjetër duhet të përpiqeni ti plotësoni të gjitha obligimet të cilat nga ju i kërkon BE- deklaroi Stevo Pendarovski, President.

I pyetur nëse vendi mund të ketë problem me Bullgarinë për çështjet e hapura historike, presidenti Pendarovski tha se është i bindur që Sofja nuk do ta bllokojë Maqedoninë për marrjen e datës. /Alsat M/