Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në facebook është zotuar para qytetarëve të Kosovës se do të jetë në shërbimin të tyre dhe të shtetit. Ai bëri me dije se ka marrë mesazhe urimi nga diplomatë e përfaqësues shtetesh, nga të cilët ndër të parët ishin, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, dhe Senatori Eliot Engel!. “Qeveria që do të drejtoj, do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, besimi, përkatësie politike apo ideologjie”, shkruan Haradinaj. Ndërsa në fund thekson: “Nisja e re për Kosovën bëhet, vetëm duke qenë të bashkuar, e me besim në njëri-tjetrin!”.