Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën përmes fondit të MCC-së.

Haradinaj ka përshëndetur takimin e delegacionit të Kosovës me sekretarin amerikan Antony Blinken.

“SHBA edhe njëherë ka treguar lidershipin e saj në ndihmën ndaj Kosovës, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në procesin e dialogut”, ka thënë ai.

Kreu i AAK-së ka theksuar se tani është koha për marrëveshjen finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën udhëheqjen e SHBA-ve.