Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se sot e ka marrë pasaportën e Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar se përveç tij, me pasaportë shqiptare është pajisur edhe Anita, bashkëshortja e Kryeministrit.

“Vitin e kaluar, gjatë periudhës së qëndrimit tim në Strasburg, me dekret të posaçëm nga ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, me është dhënë shtetësia shqiptare, mua dhe bashkëshortes sime, Anitës.

E falënderoj shtetin shqiptar dhe e kam për nder të jashtëzakonshëm, që sot u pajisa me pasaportën e Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar Haradinaj.