Kriteri kryesor për hyrjen e shtetasve të vendeve të treta në Bashkimin Evropian do të jetë numri i personave të infektuar të ri në 100,000 banorë në ato vende, i cili duhet të jetë “afër ose nën mesataren e BE-së” në 14 ditët e kaluara, është qëndrimi për të cilin u harmonizuan ambasadorët e BE-së.

Vendet anëtare kanë afat deri nesër në mesditë të përgjigjen nëse dakordohen me tekstin e rekomanduar që kanë biseduar ambasadorët e vendeve anëtare ditëve të fundit.

Ambasadorët i konfirmuan kriteret në bazë të cilave përpilohet lista e vendeve të treta me të cilat mund të hyhet në BE.

Kriteri kryesor është që numri i të infektuarve për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit të jetë “afër ose nën mesataren e BE” më 15 qershor. Në këtë datë, numri mesatar i të infektuarit të ri në BE për 100,000 banorë ishte 16. Propozimi i mëparshëm thoshte se numri i infeksioneve të reja duhet të jetë nën 16, dhe tani është rënë dakord për një formulim më fleksibël “për të mbajtur numrin afër ose nën” mesataren e BE-së.

Kërkohet trend stabilizimi apo në rënie e të infektuarve të ri. Do të merren parasysh edhe besueshmëria dhe qasja e të dhënave në vendet e treta, si dhe masat që këto vende i vendosën për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian.

Ky kriter aktualisht plotësohet nga 14 vende – Algjeria, Australia, Mali i Zi, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Koreja e Jugut, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai. Kina gjithashtu plotëson kriteret, por do të jetë në gjendje të hyjë në BE nëse Pekini heq ndalimin për qytetarët e BE-së.

Lista nuk është ligjërisht e detyrueshme sepse administrimi i kufijve është përgjegjësi e shteteve anëtare, por është e rëndësishme sepse vendet anëtare duhet të veprojnë në një mënyrë të koordinuar.

Lista dhe kriteret për hyrje kanë të bëjnë me udhëtime që nuk janë të domosdoshme.

Qytetarët e shteteve anëtare të BE-së, si dhe shtetasit e vendeve të treta që janë legalisht banorë të BE-së dhe anëtare të familjeve të tyre, ende mund të hyjnë në BE nga vendet e treta. Kufizimet nuk kanë të bëjnë për disa kategori personash, siç janë punonjësit shëndetësorë, punëtorët në zonat kufitare, personat që punojnë në transportin e mallrave.