Vera ka ardhur dhe shumë prej jush i kanë nisur tashmë pushimet, duke iu gëzuar detit dhe rrezeve të diellit.
Edhe pse këto të fundit, ashtu siç ju japin sasinë e duhur të vitaminës C, mund edhe t’ju sjellin probleme siç janë djegiet nga dielli.
Nëse deri më sot i keni besuar mamasë ose gjyshes që ju lyente shpinën, shpatullat ose këmbët me kos, tanimë është koha të ndryshoni faqe dhe të provoni produktet e mëposhtme.
2.Aloe Vera: Xheli i Aloe versa është zgjidhja ideale në rast se e keni tepruar me qëndrimin në diell pasi përmban antioksidantë që luftojnë inflamacionin e lëkurës, transmeton living.al. Mund ta aplikoni driekt në lëkurë duke e masazhuar me lëvizje të lehta ose të formoni kubeta akulli me xhelin e Aloe veras
3.Kamomil: Bima e kamomilit ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti anti-inflamatore dhe qetësuese, tëcilat luftojnë infamacionin e lëkurës dhe trajtimet e tjera. Zieni çaj kamomili dhe lëreni të ftohet. Më pas lyeni trupin me të. Ju mund të përgatisni gjithashtu kubeta akulli me kamomili, të cilat do ju falin një ndjenjë të mrekullueshme freskie gjatë masazhimit.