Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka akuzuar Qeverinë Hoti se duke hequr masat kufizuese ndaj përhapjes së coronavirusit, po e rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Ajo ka thënë se “rritja e numrit të rasteve pozitive përbën shqetësim serioz dhe në anën tjetër kërkon kujdes maksimal nga të gjithë”.

“Por “strategjia” e Qeverisë ilegale për tu nxituar dhe për të hapur gjithçka dhe hequr çdo kufizim, përbën rrezik të madh dhe përmbysë secilën arritje të deritashme!
Veprimi më i lehtë është ” hapi të gjitha, largoje çdo kufizim”. Bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve prandaj duhet kujdes dhe veprime e vendime të matura”, ka shkruar Haxhiu.

Ndërkohë që Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa të reja lehtësuese për hapjen e kufijve tokësorë dhe heqjen e kufizimit për qarkullimin e qytetarëve, në 24 orët e fundit me COVID-19 në Kosovë janë konfirmuar 40 raste të reja.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një konferencë për media tha se nuk ka vend për panik dhe se gjendja është nën kontroll.