Më shumë se 700 parazitë u gjetën në trurin dhe në mushkëritë e një burri, një muaj pasi ai hëngri mish derri të papjekur.

Zhu Zhongfa, 43 vjeç, gëlltiti vezët e soliumit të parazitit Taenia – i njohur më mirë si shiriti i derrit – gjatë vaktit të darkës, transmeton lajmi.net.

Punëtori i ndërtimit, në Hangzhou, kryeqyteti i Provincës Zhejiang në Kinën Lindore kishte pësuar dridhje të rregullta për disa javë më pas.

Kur shkoi në spital, ai po shkumëzonte nga goja dhe po humbiste vetëdijen, sipas raporteve lokale.

Mjekët thanë se larvat e krimbave kishin hyrë në trupin e Zhu përmes sistemit të tretjes dhe më pas kishin depërtuar në tru përmes qarkullimit të gjakut.

Simptoma të tilla si dhimbje kronike koke, verbëri, dridhje dhe çmenduri pasojnë, por mund të mos shfaqen për vite me rradhë pas gëlltitjes së vezëve.

Infeksioni nga soliumi Taenia, taeniasis, ndodh pas ngrënies së vezëve të shiritit në mish derri të kontaminuar ose të papjekur.