Në vend që të protestojë para Qeverisë ose Kuvendit sikurse ditëve të kaluara, nisma “Për Maqedoni të përbashkët”, sot organizoi hepening muzikor në parkun e qytetit të Shkupit. Nisma që 12 ditët e kaluara organizonte protesta  në mbrojtje e interesave kombëtare, ka vendosur që parullat protestuese t’i zëvendësojë me shfaqje muzikore. Në këtë ngjarje morën pjesë rreth 500 qytetarë. Nga ana tjetër edhe pse ishte paralajmëruar që në orën 11 do të protestohej edhe në Ohër, një gjë e tillë nuk u zhvillua, ndërsa për orët e pasdites protesta janë paralajmëruar në Gjevgjeli, Koçan, Sveti Nikollë, Veles dhe Krushevë.