Askush nuk është kundër intonimit të himnit kombëtar në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë, mirëpo dyshimi është pse ndodhi në rrethanat më të vështira, kur kriza politike ishte në kulmin e saj, dhe në anën tjetër protestuesit dhe huliganët e pushtetit dinin se do futeshin brenda për pretekst të intonimit të himnit kombëtar. Ajo që nuk u dënua dhe rrahur barbarisht deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, edhe pasi që këndoi himnin kombëtar në Kuvend nuk u ndoq as nga polica dhe as u bë cak i sulmeve të dhunshme të huliganëve të këtij pushteti në ikje. Mos vallë VMRO-DPMNE nëpërmjet komunikatës së tyre të djeshme për media, pas takimit me Hojt Ji  e përmendën si pretekst intonimin e himnit kombëtar të deklamuar nga deputeti Zeqirija Ibrahimi! Është kaq dyshuese një veprim i tillë, saqë shumë njohës të rrethanave politike kanë nisur të dyshojnë se mos vallë është pretekst himni për ta pastruar turpin e Lëvizjes BESA që fillimisht nuk e votuan kryetarin shqiptar të Parlamentit, ku dhe i njëjti u përkrah nga BE dhe SHBA, dhe që njëkohësisht ikën nga salla e Kuvendit pa u prekur nga asnjë huligan që ishin të organizuar përjashta për të rrahur Ziadin Selën dhe Zoran Zaevin. Kjo është edhe një dëshmi se intonimi i himnit nga ana ë deputetit Zeqirija Ibrahimi ishte e porositur direkt nga VMRO-DPMNE, pasi kështu mund t’i jepnin regjimit jetëgjatësi dhe pretekst për t;u justifikuar ashtu siç bënë me të ashtuquajturën “Platforma e Tiranës”. Po ashtu mos vallë ka lidhje detyrimi i Lëvizjes BESA nga ana e VMRO-DPMNE-së për t’i bë shërbim me himnin ishte çmimi që u ndërpre kontrolli financiar i Shtëpisë botuese LOGOS dhe financimi i fushatës së tyre milionëshe.

© fol.mk