Shumica prej nesh nuk më pëlqejnë njerëzit që hedhin mbeturina në rrugë, por, gjithashtu, shumica prej nesh nuk bëjnë asgjë për këtë.

Dhe është një taksist që na jep leksion se si të kontribuojmë për pastërtinë e mjedisit. Rasti vjen nga Rusia, kur një pasagjer taksie hedh një shishe nga dritarja, me gjasë birre.

Por taksisti nuk e gëlltit dot këtë gjest dhe bën atë që meriton medalje: e kap për leckash klientin dhe e nxjerr fishek jashtë duke e hedhur në rrugë…si një plehrë(!). Kalamendja e këmbëve të pasagjerit tregon se ai është dhe pak i dehur. Ka qenë një pamje që ka ngazëllyer shumë përdoruesite rrjeteve sociale në Rusi.

“Ne e konsiderojmë Rusinë të pastër, jo një vend plehrash dhe pijanecësh!”, shkroi dikush me nota patriotike, ndërsa të tjerët kërkuar që shoferit t’i jepet një medalje për aktin e tij të pazakontë.