“Zhvillim interesant i ngjarjeve”, shkruan ish lehtësuesi belg dhe ndërmjetësuesi në Marrëveshjen e Përzhinës, Piter Van Hojte, në lidhje me ndodhitë e fundit politike në Maqedoni.

“VMRO-DPMNE nuk arriti që t’i bashkojë qëndrimet e BDI-në. VMRO do të sundojë, por sipas kushteve të saja, duke i parë shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë, të cilët i vendosë në lojë kur i duhet shumicë, por nëse vet ka, atëherë ai do të shkonte edhe pa to.

Ish lehtësuesi belg, vlerëson se edhe pse Kushtetuta e Maqedonisë nuk është decide, për këtë situatë, sipas koncepteve ndërkombëtare, mandati duhet t’i jepet partisë tjetër e cila është e dyta me mandate.

“Gruevski nuk ka biseduar si individ, ai e ka përfaqësuar VMRO-DPMNE-në, derisa ka negociuar për koalicionim. T’i jepet mandat anëtarit tjetër të së njëjtës parti do të ishte kundër-kushtetuese dhe kundër standardeve demokratike dhe do të rezultonte me zvarrim të procesit. Nëse kryetari do t’ia kishte ndarë mandatin dikujt të së njëjtës parti, ajo do të ishte një sinjal se ata duan zgjedhje të reja, bashkë me ata lokale, duke ëndërruar se do t’i fitojnë të dyja”, thotë Van Hojte.

Van Hojte, thotë se BE-ja nuk duhet të heshtë, nëse në Maqedoni nuk respektohen standardet demokratike

“Të mos harrojmë se Maqedonia ende ka ambicie që të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s, organizata në të cilën bazë për anëtarësim janë standardet demokratike”, thotë ish lehtësuesi belg.