“Ditën e parë të fundjavës së vazhduar diku rreth orës 11 kolona automjetesh lëvizin drejtë plazheve më të mira në bregun e Ohrit. Mijëra mysafirë nga mbarë vendi, shumica e tyre të ardhur me kuponë ose edhe ata që këtu kanë banesa e mbushën qytetin e Ohrit përplot”.

Plazhet ishin përplot me vizitorë. Por nuk respektohet distanca sociale edhe pse distanca nga një çadër në tjetrën duhet të jetë 4 metra.

“Shoh se nuk mbahet distanca e nevojshme. Janë ngjitur njëri me tjetrin. Tani shtruan shazllonët këtu pranë nesh dhe duhej ta largojë fëmijën mos jetë shumë afër tyre. Por nëse dikush vjen këtu afër, i kemi maskat në çantë”.

“E gjithë Maqedonia është këtu”.

“Unë jam vendosur në Hotel në qendër por ka shumë rrëmujë. Hoteli është përplot”.

“Jemi kryesisht nga vendi, nuk ka të huaj. Por kultura ende është e ulët sa i takon higjienës. Duhet të çrrënjoset por vështirë”.

Nëse deri para dhjetë ditëve të gjithë ankoheshin për humbje, tani akomodimi privat thuajse është i mbushur 100% ndërsa dhoma ofrohen edhe nga periferia e qytetit. Hotelet janë mbushur 80 deri 100%.

Por ajo që mbetet si pamje e shëmtuar është higjiena. Ohri sot u zgjua me sasi të mëdha të mbeturinave të hedhura gjithandej në vende të ndryshme në pjesën e vjetër të qytetit dhe shëtitoren.

Ekipet e ndërmarrjes komunale nga Ohri janë në terren, por edhe qytetarë nga Ohri vetë u organizuan në pastrimin e tyre. Thonë se këtë e bëjnë kryesisht të rinjtë që organizojnë ahengje në ambiente të hapura deri në orët e mëngjesit. Nga Ndërmarrja komunale thonë se në ditë grumbullojnë edhe nga 250 metra kub mbeturina.